Shitet vilë në Petrelë, Tiranë pranë Kalasë së Petrelës. Nga ambjentet e vilës ofrohet një pamje panoramike e zones.
Vila ka një sipërfaqe toke prej 1030 m2 dhe sipërfaqe totale ndërtimi 420,6 m2. Është e përbërë nga dy kate, ku kati përdhe me sipërfaqe 193,6 është I organizuar në një sallon të madh, një dhomë ndenje me oxhak, tualet dhe një kantinë për vera. Kati i parë me sipërfaqe 227 m2, I organizuar në 6 dhoma gjumi secila e pajisur me tualet. Vila është totalisht e investuar me punime cilësore dhe ngërtim guri dhe dru. Ambjentet e jashtme të vilës janë të organizuar në dy tarraca nga e cila ofrohet dhe pamja e mrekullueshme e zones. Disponon gaxebo, ambjent zgarë dhe furrë të jashtme. Oborri është I investuar I rrethuar nga gjelbërimi dhe I shtruar me terra cotta. Shitet e mobiluar dhe e kompletuar e gjitha. Vila ka një strukturë shumë të vecantë ndërtimi. Mundësi e mire investimi për hotel, restorant. Cmimi 775,000 euro.
Për më shumë informacion ose një vizitë në prone mos hezitoni të na kontaktoni!