Shitet Vile Luksoze ne Mjull Bathore 5 min. nga TEG

  • 1.490.000€
Mjull-Bathore, Tirana Municipally, Tirana County, Central Albania, 1044, Albania

Shitet Vile Luksoze ne Mjull Bathore 5 min. nga TEG

Mjull-Bathore, Tirana Municipally, Tirana County, Central Albania, 1044, Albania
  • 1.490.000€

Details

  • Property ID: 29498
  • Price: 1.490.000€
  • Property Size: 761 m²
  • Rooms: 5
  • Bathrooms: 4
  • Property Type: Vile
  • Property Status: shitje
  • Mob / Tel: ‭+355696054036‬

Description

Vilë luksoze në shitje në një nga vendbanimet më të preferuara dhe elitare të Tiranës e cila karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron zona. Fare pranë qendrës tregtare Tirana East Gate dhe vetem 15 minuta nga qendra e Tiranës.
Vila e cila ka qënë e banuar prej disa vitesh nga një familje e nderuar Ambasadori ofron cilësi të lartë ndërtimi, privatësi, gjelbërim, vendodhje shumë të mirë për një jetesë të qetë dhe komode.
Vila në shitje ka një cilësi shumë të lartë ndërtimi pasi është rinovuar totalisht nga blerësi i fundit. Ofron lartësi kati, fasada të termoizoluara, instalime elektrike cilësore, gjenerator, sistem ngrohje-ftohje me chiller, dritaret tripleks, grila automatike, dyert e brendshme të gjitha me dru cilësor, parket druri cilësia më e lartë, tualetet të shtruara me mermer dhe të pajisura me hidrosanitare nga më të mirat dhe ndriçim super cilësor.
Vilë okazion në shitje 2 katëshe plus 1 kat bodrum, me sipërfaqe ndërtimi totale 760.5 m2 + sipërfaqe trualli të gjelbëruar 1700 m2. Oborri i vilës ofron pishinë, është i gjelbëruar, i shtruar me pllaka dhe i rrethuar me mur dhe gjelbërim. Në katin përdhe vila organizohet nga një sallon i bollshëm ndenjeje e cila është e shtruar totalisht me mermer, ka një oxhak funksional cilësor, ambient pritje, ambient ngrënieje me hapsirë të konsiderueshme dhe 1 tualet dhe 2 ballkone. Kati i parë ofron ambient ndenjeje + një mini guzhinë të vogël, 1 dhomë matrimoniale të bollshme me garderobë, tualet me dritare dhe ballkonin, 3 dhoma gjumi të cilat kanë tualet individual me dritare + ballkon. Kati -1 bodrumi me akses direkt në oborr ofron dy vende parkingu, dhomë teknike, lavanderi, ambient për palestër, ambient guzhine dhe ashensor për transportin e ushqimit si dhe dy tualete. Shitet pjesërisht i mobiluar i cili karakterizohet nga një mobilim supër cilësor dhe me stil bashkëkohor.

Cmimi okazion 1.490.000 Euro nga cmimi i blerjes prej 1.800.000 Euro

Kontakt: +355696054036‬
Email: e.sila@inf-93.com

  • Address Mjull-Bathore, Tirana Municipally, Tirana County, Central Albania, 1044, Albania
  • City Tirane
  • Area 2 TEG / Lunder / Farke / Mjull-Bathore

Contact Information

View Listings
Real Estate INF 93
  • Real Estate INF 93
  • 04 2230 515068 20 50 444

Enquire About This Property

By submitting this form I agree to Terms of Use

Compare listings

Compare
Real Estate INF 93
  • Real Estate INF 93