Shitet apartamenti 3+1+2+verande tek ish-ekspozita.
Apartamenti ka siperfaqe totale 154m2+92m² verande dhe ndodhet në katin e dyte te nje pallati të ri me ashensor.
Apartamenti është organizuar me sallonin e ndëjtjes i veçuar nga kuzhina e gatimit dhe ambjenti i ngrënies,
3 dhoma gjumi, koridori, 2 tualete dhe një verandë
92 m² e ndarë në dy pjesë njëra e lidhur me ambjentet e ditës(ajo jugore) dhe tjetra e lidhur me ambjente të fjetjes(ajo lindore).
Për ngrohje dhe ftohje per gjithe apartamentin jane instaluar sisteme moderne qendrore.
Për ekonomi përdorimi në mënyrë të pavarur janë instaluar dhe 3 kondicionere.
Ne verande jane instaluar dy panele ngrohes uji diellor me kapacitet 200 litra qe japin mundesine e perdorimit te ujit te ngrohte dimer-vere pa perdorur bolieret elektrike.
E gjithë dyshemeja është veshur me pllaka të ngrohta qeramike.
Dritaret janë dopio xham, ndërsa dyert janë të kombinuara dru masiv e xham.
Funksionon administratori,2 ashensore dhe kamera 24-orëshe në hyrje.
Në parkingun nëntokësor të godinës egziston mundësia e 1 ose 2 posteve të parkimit.
Per nje vizite ne kete prone kontaktoni ne numrin 0692033500.