Shitet apartament në Kinostudio, pranë Komisariatit nr. 4, Tiranë. Një zonë e cila po zhvillohet me rritme të shpejta vitet e fundit dhe ka kërkesë të lartë banimi. Ndërtimi ofron cilësi punimesh me standarde bashkëkohore.
Apartamenti për shitje ka një sipërfaqe totale prej 81.4 m2, ku sipërfaqja e brendshme e apartamentit është 74 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 7.4 m2. Apartamenti ka tipologji 1+1 i organizuar në sallon-kuzhinë, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Ndodhet në katin e dytë banim, pallati i pajisur me ashensor. Disponon planimetri të rregullt, gjë e cila krijon mundësi optimale arredimi.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!