Apartament 2+1, me sipërfaqe 97.2 m2, me orientim nga Veriu. Hyrja e apartamentit të fton në një hapësirë e cila të shpërndan mjaft mirë në korridorin e zonës së natës, ku ndodhen dhoma e fëmijëve, tualeti kryesor dhe dhoma matrimoniale me tualetin e dedikuar. Zona e ditës ndahet mjaft mirë funksionalisht me këndin e gatimt në njërën anë, dhe atë të ndejtjes dhe ngrënies në krahun tjetër. Llozha shtrihet në fasadë në mënyrë gjatësore, sa dy hapa kolonash dhe komunikon nëpërmjet ambientit të ditës.