SHITET APARTAMENT DUPLEX 3+1 NE NJE REZIDENCE TE RE, 100 NGA TEGU
Rezidencë banimi shumë cilësore vetëm 4.8 km nga qendra e Tiranës, në afërsi me një nga kryqëzimet më të rëndësishme, pranë Unazës së madhe. Pozicionimi pranë Qendrës Tregtare më të madhe TEG krijon një avantazh për banorët. E lokalizuar në rrugën Kodra e Derhemit, krijon facilitet me zona të tjera si Parku i Liqenit, Liqeni i Lundrës dhe Mali i Dajtit. Akses direkt në rrugët kombëtare që bën të mundur lidhjen me qytetet kryesore të vendit si Elbasani, Durrësi etj.Rezidenca ofron 41 vila individuale, të bashkangjitura dhe apartamente Dubleks. Ofron punime shumë cilësore, pa humbje në sipërfaqet e banesave, midis qetësisë dhe gjelbërimit, teknologjisë së fundit dhe luksit. Projekti spikat në arkitekturë moderne duke ofruar fasada xhami të ventiluar me trashesi 40 cm përgjatë gjithë ndërtesës gjë që e bën të ndricuar me drite natyrale gjithë kohës, sistem kapot, dritaret dopio xham, rifinitura te brendshme shume cilesore, kasë alumini, densitet i ulët në ndërtim, hapsira masive të gjelbërta etj. Teknologjia smart home, e materialeve dhe sistemeve eficente, e diferencon ndjeshëm këtë rezidencë nga projektet e tjera ekzistuese duke ofruar një standart të lartë jetese.Apartament Duplex 3+1 në shitje me sipërfaqe ndërtimi 229.2 m2 + 99 m2 verandë + oborr 209 m2. Në katin përdhe të objektit janë të organizuara dhoma e ndenjes + kuzhina, një tualet me dritare dhe një depo. Në katin e parë të objektit janë të organizuara dy dhoma gjumi, një dhomë matrimoniale me tualet me dritare brenda dhe një tualet i përbashkët. Në katin -1 ka dy parkime të mbyllura dhe 1 depo të vogël.Projekti përfundon në Tetor 2020.
Kontakt: *+355696054036
Email: e.sila@inf-93.com
Per me shume informacion rreth prones dhe te tjera te ngjashme klikoni linkun: https://www.inf-93.com/apartament/ne…100-m-nga-tegu