Apartamenti në shitje 3+1 ndodhet në një nga zonat më të mira të Tiranës së Re, ngjitur me ish Bllokun, dhe afër si me qendrën ashtu dhe me Parkun e Madh të Liqenit. Zona është mjaft atraktive dhe e plotësuar me një rrjet të mirëfilltë shoqëror e tregtar. Aty ndodhen objekte të llojeve të ndryshme, që e bëjnë jetën e banorëve më të thjeshtë e më të bukur.Apartamenti 3+1 në shitje është mjaft i mirë funksionalisht. Nepermjet nje korridori, në hyrje ka një dhomë dhe një tualet, pastaj kalohet në soxhiorno e cila është veç, me ambient gatim + ngrënie veç, dhe me dy dhomat e tjera të gjumit dhe me një tualet tjetër me dritare. Dy ballkone të apartamentit janë futur në sipërfaqen e njërës prej dhomave dhe të soxhiornos. Rifiniturat janë të mira, ndërsa orientimi i apartamentit është perëndim – veri – lindje.Apartamenti në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 115 m2 (129 m2 me të përbashketa), ndodhet në katin e tretë nga toka. Përbëhet nga 3 dhoma, gatim+ngrënie veç, ndenje veç dhe 2 banjo. Poshtë pallatit, ku ndodhet apartamenti ka dhe një garazh për makinë të ulët, jo të lartë. Me këtë apartament shitet edhe garazhi me çmimin 15.000 Euro
Cmimi i apartamentit: 165.000 Euro
Me dokumenta të rregullta pronësie
Kontakt: +355682050444
Email: info@inf-93.com
Per me shume informacion rreth prones dhe te tjera te ngjashme klikoni linkun: https://www.inf-93.com/apartament/ne…s-edith-durham