Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 114.1m2. Apartamenti me orientim në veri, lindje dhe perëndim ajroset dhe ndriçohet më së miri gjatë gjithë ditës dhe ka pamje të pandërprerë nga rruga unazore. Hyrja e apartamentit të shoqëron përmes një korridori në ambientin e mirëndriçuar të ditës. Dhomat e gjumit lehtësisht të aksesueshme përgjatë korridorit janë të mirëorganizuara, dhe përballë tyre ndodhen respektivisht edhe dy tualetet.