Apartamenti 2+1 në shitje ndodhet në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje shumë të mirë në qendër të ish-Bllokut. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.Zona ofron lehtësi të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme etj.Prona gjendet në katin e 4 të një pallati të ri cilësor dhe me një administrim shumë të mirë. Apartamenti është mjaft i organizuar, rifiniturat e përdorura kanë cilesi mesatare, ka dhe oxhak me pelet funksional. Orientimi është nga jugu dhe me pamje shumë të mirë të zonës përreth.Apartamenti ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 95.25 m2 (105 m2 bruto), është i organizuar nga ambienti i ndenjës, kuzhina në vete, 2 dhoma gjumi, 2 tualete me aspirim dhe një ballkon të mbyllur. Shitet i mobiluar.
Me çertifikatë pronësie.
Kontaktoni Genti Sila: +355 67 30 44 004
Email: info@inf-93.com
Per me shume informacion rreth prones e te tjera te ngjashme klikoni linkun: https://www.inf-93.com/apartament/ne…te-ish-bllokut