Apartament 2+1, me sipërfaqe 90.5 m2, me orientim nga Veriu dhe Lindja. Hyrja e apartamentit të fton në korridorin e tij, ku në të majtë është dera e tualetit, në vazhdim ndodhet këndi i gatimit, ambient krejtësisht më vete, dhe pjesa tjetër e zonës së ditës e cila komunikon me llozhën e bollshme me dy hapa kolonash. Në të dy krahët e zonës së ditës shtrihen dhomat e gjumit, ajo matrimoniale me dritare nga Veriu dhe ajo e fëmijëve me dritare nga Lindja. Llozha kalon në cep të apartamentit duke optimizuar sipërfaqet e ambienteve të tjera.