Apartament 2+1+1 parkim në shitje, me një vendodhje shumë të mirë, pranë stadiumit “Air Albania”, ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare. Vendodhja e apartamentit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, ka supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante sherbime etj.Apartamenti pozicionohet në katin e 3-të të një godine 5 katshe. Ka ndriçim natyral gjatë gjithë kohës për arsye të orientimit shumë të mirë jug-lindje. Ambientet e apartamentit janë të shtruara me parket druri me cilësi të lartë dhe është i pajisur me sistem qendror për ngrohje ftohje.Apartamenti në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 125 m2 (sipërfaqe bruto 134.46 m2) organizohet nga dhoma e ndenjës, kuzhinë pak të vecuar, dhomë matrimoniale me tualet brenda dhe me dalje në ballkon, dhomë gjumi, një tualet tjetër dhe tre ballkone me orientim jug, lindje dhe jug-lindje.
Çmimi apartamentit 280.000 Euro + 1 garazh në katin -1 me çmimin 25.000 Euro.
Me çertifikatë pronësie.
Kontaktoni Albenc Sila: +355682050353
Per me shume informacion rreth prones e te tjera te ngjashme klikoni linkun: https://www.inf-93.com/apartament/ne…-air-albania-1