Shitet penthouse në një zonë mjaft të preferuar të qytetit tek Liqeni i Thatë, Tiranë. Ka akses tek parku i madh i liqenit, unaza e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Zona ofron qetësi, ajrin e pastër, infrastrukturë të rregullt dhe një pamje shumë të bukur.
Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Apartamenti për shitje ka sipërfaqe totale 204 m2. Sipërfaqja e brendshme e apartamentit është 146 m2. Disponon 2 veranda me sipërfaqe 36.33 m2 dhe 21 m2. Apartamenti ka tipologji 2+1, i organizuar në sallon-kuzhinë, 2 dhoma gjumi dhe tualet. Ndodhet në katin e pestë banim, pallat me ashensor. Apartamenti ka pamje të mrekullueshme nga liqeni.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!