NE XHAMLLIK, SUPER VILE PER SHITJE!
ID: Billion2490
Ne Xhamllik prane Karburant Kastratit, ofrojme vile 4 kateshe per shitje buze rruges kryesore. Zona eshte mjaft e zhvilluar me aktivitete te ndryshme biznesi, dhe ofrohen te gjitha facilitetet per nje jetese komode. Vila organizohet ne menyre te tille qe kati i pare eshte dyqan i dhene me qira, dhe 3 katet e tjera kane nga nje apartament secili, ku dy apartamentet ne katin e dyte dhe te trete jane te dhena me qira gjthashtu, kurse kati i katert eshte bosh. Kati i dyte organizohet nga 3 dhoma gjumi, kuzhina, nje studio, korridori shperndares, 2 tualete me dritare dhe ballkoni me pamje nga rruga. Gjithashtu dhe kati i trete. Kati i katert organizohet nga 3 dhoma, kuzhina, nje tualet, ballkoni dhe nje super verande e madhe. Vila ofrohet e mobiluar dhe secili apartament ka privatesine e tij. Disponon dokumentacion te rregullt hipotekor. Per me shume informacione ose per te planifikuar nje vizite ne prone na kontaktoni ne +355692033500!
https://billionrealty.al/property/8035/ne-xhamllik-super-vile-per-shitje-billion2490.html