Jepet me qera apartament 1+1 në rezidencën më të re studentore “Folè”, pjesë e Grupit Bolv, e cila do të hapë dyert e saj së shpejti. Ndodhemi në lagjen “Laprakë”, rruga “29 Nëntori”, sapo kalon ish sheshin “Shqiponja”, pranë pikës së karburantit Bolv-oil Tiranë. Përvec akomodimit, në Folè do të gjeni edhe një sërë shërbimesh dhe fasilitetesh.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej rreth 40 m2, i kompletuar dhe me organizim mjaft të mirë, ndriçim natyral, sipërfaqe të shfrytëzuar në mënyrë funksionale 100% , që mundëson bashkëjetesën e dy personave në kushte optimale.
Ambienti ka të përfshirë sallon, kuzhinë, tavolinë ngrënie, një dhomë gjumi, dy krevate, dy tavolina studimi dhe tualet. Pajisjet elektroshtëpiake janë të markave më prestigjoze dhe më në zë.
Në kompleks mund të gjeni shërbime të ndryshme si: bar-restorant, recepsion 24/7 hapur, Security (sistem kamerash, siguri fizike, sistem antizjarr) bibliotekë, oborr privat brenda në akomodim, parkim, etj. Brenda kompleksit do të ofrohen sherbime të tjera si palestra, pishina e mbyllur, SPA etj.
Në paketën e akomodimit do të jetë e përfshirë fatura e energjisë elektrike, fatura e ujit, transporti deri në qendër të Tiranës dhe Wi-Fi falas për një vit.