Apartamenti dupleks 2+1 me qira, në një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, jetesë në komunitet, shërbime të ndryshme, bar, restorant, infrastrukture moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare etj.
Rezidenca “Kodra e Diellit” ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetësisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, afër me Unazen e Madhe të Tiranës që bën të mundur daljen nga Tirana shumë të lehtë.
Apartamenti dupleks me qira me sip. 130 m2, pozicionohet në katin 2+3-të, me orientimin perëndim – jug dhe me pamje shumë të bukur drejt kodrave të gjelbëruara. Apartamenti me arkitekturë moderne ofron këto ambjente: Kati parë ofron ambjentin e bollshëm të ndenjës + kuzhinën, tualetin dhe ballkonin. Kati i dytë ofron dy dhoma gjumi te shtruara me parket, një tualet dhe ballkonin.
Apartamenti është i mobiluar komplet me pajisje shumë cilësore me stil bashkëkohor dhe me kondicioner në cdo ambjent.
Mundësi parkimi kundrejt nje pagesë të vogël.
Cmimi eshte neto 800 Euro / Muaji
Kontakt: +355672043899
Email: inf@inf-93.com
Per me shume informacion rreth prones dhe te tjera te ngjashme Shitje – Qira kontaktoni ne linkun e meposhtem: https://www.inf-93.com/apartament/me-qira/rezidenca-kodra-e-diellit-1