Shitet duplex tek Rruga ‘’Mujo Ulqinaku’’, Tiranë. Ndodhet në një zonë shumë të kërkuar dhe të preferuar për banim. Shumë afër me qendrën dhe e aksesueshme me rrugët kryesore të qytetit. Zona ofron të gjitha shërbimet dhe facilitetet e nevojshme.
Apartamenti për shitje ka një sipërfaqe prej 100 m2. Është i organizuar si duplex dhe ka tipologji 2+1 i organizuar në sallon me hapësirë të madhe në katin e pare dhe 2 dhoma gjumi, 2 ballkone dhe 2 tualete. Ndodhet në katin përdhe dhe të parë në një pallat të mirëmbajtur.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!