Shitet apartament në Kinostudio, pranë Komisariatit nr. 4, Tiranë. Një zonë e cila po zhvillohet me rritme të shpejta vitet e fundit dhe ka kërkesë të lartë banimi. Ndërtimi ofron cilësi punimesh me standarde bashkëkohore.
Apartamenti për shitje ka një sipërfaqe totale prej 109,5 m2, ku sipërfaqja e brendshme e apartamentit është 99.5 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 10 m2. Apartamenti ka tipologji 2+1 i organizuar në sallon-kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone. Ndodhet në katin e dytë banim, pallati i pajisur me ashensor. Disponon planimetri të rregullt, gjë e cila krijon mundësi optimale arredimi.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!