Apartament në shitje-Tiranë
Apartamenti ndodhet tek Rruga e Dibrës. Posedon një sipërfaqe totale prej 129.1m2 ku 109.9m2 është sipërfaqja e brendshme e apartamentit dhe 19.2m2 është sipërfaqja e përbashkët. Apartamenti është i organizuar në 2 dhoma gjumi, sallon+kuzhinë dhe 2 tualete. Ndodhet në katin e 4 të një godine në ndërtim e sipër me ashensor. Zona në të cilën ndodhet apartamenti i plotëson të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë sa më komode.
Cmimi i shitjes 174000 Euro.
Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë mund të na kontaktoni!