Pallati ku ndodhet prona është 8 katësh, me pak familje në kat. Apartamenti në shitje dubleks 5+1 është mjaft mirë i organizuar. Në katin 6-të me sip. 167 m2 ka 2 dhoma të mëdha gjumi, gatim veç, ngrënie veç, ndenje veç me oxhak druri, 2 banjo dhe ballkone gjatë gjithë perimetrit të apartamentit. Me shkallë druri të punuara hijshëm ngjitesh në katin e shtatë me sip. 198.6 m2 + 23.8 m2 të përbashkëta ku gjenden 3 dhoma gjumi me nga një banjo secila, një studio, depo e lavanteri, hamam dhe palestër me vegla vrapi dhe force. Në këtë kat kemi verandën të mbuluar e të rrethuar me gjelbërim, ku ndodhet dhe një oxhak me dru dhe një fushë pingpongu. Edhe ky kat ka ballkon në gjithë perimetrin e apartamentit.
Apartamenti në shitje dubleks 5+1, me sipërfaqe totale 389.4 m2 + 97.2 m2 verandë me orientim jug-veri-lindje, ka një pamje mjaft të bukur të gjithë zonës përreth, sidomos kur shikon malin e Dajtit dhe kodrat rrotull. Rifiniturat janë tepër cilësore. Ambientet janë të shtruara me parket, me përjashtim të banjove dhe verandës, të cilat janë me pllaka dhe ato cilësore. Apartamenti dubleks në shitje ka ashensor të veçantë.
Me dokumenta të rregullta pronësie.
Shitet: 520.000 Euro
Me këtë apartament shiten edhe 5 garazhe, me cmimin 100.000 Euro në total.
Kontakt: +355682050444
Per me shume informacion rreth kesaj prona apo te tjera klikoni linkun: https://www.inf-93.com/apartament/ne-shitje/prane-pazarit-te-ri