Kompleksi i ri i banimit Foleja e Gjelbër, ka një vendodhje shumë të mirë pranë sheshit Rilindja (Zogu i Zi). Ofron cilësinë e të jetuarit, standartin e ri të banesës dhe komoditetin duke qënë afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave etj. Fare pranë qëndrës aty ku kryqëzohen disa rrugë kryesore të unazës së vogël, e bën ndër zonat më të preferuara e të kërkuara të Tiranës.
Pallati ku ndodhet apartamenti 2+1 në shitje ka 8 kate, 1 kat dyqane plus sherbime, 3 kate parkim dhe me 7 hyrje në kat. Objekti do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, 2 ashensorë, fasadë të ventiluar me pllake, termoizolim, shkallët e përbashkëta të ndriçuara me dritare, mirëmbajtje, shërbime etj.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 107.4 m2 ( 123.9 m2 sipërfaqe totale ndërtimi) pozicionuar në katin 3 nga toka me orientimin nga jugu. Organizohet me 1 dhomë ndënje + guzhinë, 2 dhoma gjumi njëra prej të cilave ka tualet me dritare brenda, 1 tualet tjetër, 1 depo dhe një ballkon. Apartamenti është i mirëoganizuar, me një pamje shumë të mirë të zonës dhe me rifinitura cilësore.
Përfundon brenda 2020
Kontakt: +355 69 605 4036
Per me shume detaje rreth prones dhe te tjera te ngjashme klikoni linkun: https://www.inf-93.com/apartament/ne-shitje/50-metra-nga-ring-center